Lajm i keq për Interin e Juventusin, Barcelona kryeson garën për Jonathan Tah
Sipas raportimeve të fundit, Barcelona po kryeson garën për të nënshkruar me Jonathan Tah të Bayer Leverkusen, për të cilin Interi dhe Juventusi kanë treguar interesim kohëve të fundit.
Interi dhe Juventusi mund të humbasin garën për nënshkrimin e mbrojtësit gjerman Tah pas një takimi mes drejtorit të Barcelonës Deco dhe agjentit të lojtarit, Pini Zahavi.
Media spanjolle Jigantes FC raportoi fillimisht takimin mes dy palëve të enjten.
Sky Sports Germany më vonë konfirmoi se Barcelona ka një 'shans të mirë' për të nënshkruar me reprezentuesin gjerman në një transferim të lirë.

Sipas transmetuesve gjermanë, Bayern Munich është gjithashtu i interesuar për Tah dhe shpreson ta bindë lojtarin që të kalojë në Allianz Arena vitin e ardhshëm.
28-vjeçari nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për klubin e tij të ardhshëm, por ai nuk do të vazhdojë kontratën e tij me Bayer Leverkusen, duke e lënë klubin për asgjë në fund të sezonit.
Interi dhe Juventusi ishin lidhur me një lëvizje për qendërmbrojtësin gjerman, por Barcelona po ecën përpara në negociata, që do të thotë se gjigantët e Serisë A mund të duhet të kërkojnë diku tjetër për përforcime në mbrojtje.