Lajm i hidhur për Barcelonën, Yamal deri në katër javë jashtë fushës
Sulmuesi i Barcelonës Lamine Yamal do të jetë jashtë fushës deri në katër javë.
Anësori ka pësuar dëmtim të gradës së parë në ligamentin e gjurit në përballjen e fundit ndaj Leganes.
Gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar se spanjolli do të jetë për gati një muaj jashtë fushës.
“Lamine Yamal ka pësuar lëndim të gradës së parë në ligamentin e gjurit, ka konfirmuar Barcelona”.
“Lamine pritet të jetë jashtë fushës për tre deri në katër javë, thuajse një muaj”, shkroi italiani ndër të tjera.
🚨⚠️ Lamine Yamal has suffered a grade 1 injury to a ligament in the ankle, Barça confirm.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 16, 2024
Lamine is expected to be out for 3 to 4 weeks, almost one month.
Get well soon! pic.twitter.com/uaMtYOJiTX
Ndërkohë, për Barcelonën kjo padyshim do të jetë mungesë e madhe sidomos me formën e dobët që po kalojnë në kampionatin spanjoll. Katalunasit kanë vetëm një fitore në gjashtë xhirot e fundit në La Liga.