LAFC në negociata të avancuara me Olivier Giroud - NACIONALE

LAFC në negociata të avancuara me Olivier Giroud

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi amerikan Los Angeles është në negociata të avancuara me sulmuesin e AC Milanit Olivier Giroud, për një marrëveshje që mund të finalizohet në verë.

“The Athletic” raporton se LAFC tashmë e ka kontaktuar yllin francez duke i bërë me dije se është prioritet për në verë.

Marrëveshja ende s’është arritur mes palëve, pasi Giroud ende nuk ka vendosur për të ardhmen duke pasur disa opsione, si qëndrimi te Milani, kalimi diku në Evropë, Amerikë ose edhe në Lindjen e Mesme nëse nuk arrihet marrëveshja.

LAFC synon ta bind edhe Giroud edhe përmes bashkëlojtarit te Franca Hugo Lloris, i cili gjithashtu këtë vit iu bashkua Los Angeles.

37-vjeçari po kalon një tjetër sezon të shkëlqyer te Milani këtë vit, pasi ka shënuar 12 gola dhe dhuruar tetë asistime në 26 paraqitje në Serie A, me “Rossonerët” që renditen në pozitën e dytë në tabelë si dhe përballen me Romën në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Që kur iu bashkua Milanit nga Chelsea në verën e vitit 2021, francezi ka qenë i rëndësishëm duke fituar Serie A në sezonin e parë.

Francezi mbahet mend për kohën te Arsenali, ku e dëshmoi vetën si një super sulmues duke shënuar 105 gola dhe 41 asistime në 253 paraqitje për skuadrën e Premierligës.

Lajme të ngjashme