La Liga ngre akuzë për thirrjet raciste ndaj Vinicius Jr - NACIONALE

La Liga ngre akuzë për thirrjet raciste ndaj Vinicius Jr

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, u bë cak i thirrjeve raciste në ndeshjen ku skuadra e tij fitoi me rezultat 2:0 ndaj Real Valladolid. Ishte vetë braziliani që kritikoi La Ligën që nuk po ndërmerren hapat e duhur për t’u parandaluar këto thirrje në stadiumi dhe tani elita e futbollit spanjoll ka konfirmuar se kanë ngritur akuzë në organet përgjegjëse.

Anësori 22-vjeçar tha javën e kaluar se liga spanjolle "vazhdon të mos bëjë asgjë" për "racistët" që ndjekin ndeshjet në stadiume dhe janë të lirë për të abuzuar.

Braziliani u duk se iu nënshtrua talljeve raciste nga tifozët gjatë fitores 2-0 në Real Valladolid më 30 dhjetor, ku në video shiheshin qartë edhe hedhjet e objekteve të forta në drejtim të tij.

Në një deklaratë, La Liga tha se sjellja abuzive "nuk ka vend në sport".

Një kallëzim penal për nxitje të urrejtjes, i cili është mbështetur nga videoklipe që u ngarkuan në faqet e rrjeteve sociale, është ngritur në Gjykatat e Valladolidit, tha La Liga.

Nga La Liga gjithashtu theksuan se do të rrisnin përpjekjet për "çrrënjosjen e çdo lloj dhune, racizmi apo ksenofobie brenda dhe jashtë stadiumeve".

Në pjesët ku konsiderohet si rrezik për sjellje të mundshme raciste në tribuna, La Liga shtoi se mesazhet do të transmetohen në sistemin e adresave publike dhe në pjesën e reklamave që rrethojnë fushën për të "luftuar dhe dënuar racizmin".

Në tetor 2021, La Liga raportoi në prokurori fyerje raciste që synonin brazilianin Vinicius.

22-vjeçari brazilian ka qenë shpeshherë cak i abuzimit racist në ndeshjet e La Ligës, prandaj para disa ditësh reagoi shumë ashpër.

Prokurorët spanjollë mbyllën një hetim muajin e kaluar për thirrjet raciste nga tifozët e Atletico Madrid, ku thanë se nuk ishte e mundur të identifikoheshin personat e përfshirë.

Lajme të ngjashme