Kylian Mbappe zgjidhet “Lojtari i muajit” te Real Madridi
Real Madridi e ka zgjedhur sulmuesin Kylian Mbappe si “Lojtari më i mirë i muajit”.
Francezi, që këtë javë ka pasur probleme vazhdimisht jashtë fushës, mbi akuzat për përdhunimin e një gruaje, më në fund ka marrë një lajm pozitiv.
Falë gjashtë golave të shënuar në pesë paraqitje në muajin shtator, Mbappe e ka fituar çmimin e “Lojtarit më të mirë të muajit”.
Megjithatë, Mbappe ka deklaruar se tani është fokusuar që të vazhdojë me paraqitje fantastike për ta fituar këtë çmim edhe në muajin e ardhshëm.
“Jam mjaft i lumtur dhe mirënjohës ndaj tifozëve të Real Madridit. Është nder të jem lojtari i muajit. Gjëja më e rëndësishme është t’i fitojmë ndeshjet gjatë këtij muaji dhe të jem në gjendje ta fitoj përsëri këtë çmim”, tha ai për faqen zyrtare të klubit madrilen.
🏆 @KMbappe
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) October 17, 2024
✨ #JugadorCincoEstrellas · Septembre
⚽ @futbolmahou pic.twitter.com/Qegu7QYEXh
Ndërkohë, Mbappe ka munguar te Franca për ndeshjet e muajit tetor, ndërsa është duke u bërë gati për ta dëshmuar vetën te Real Madridi shkaku që deri më tani nuk e ka gjetur formën që kishte te Paris Saint-Germain.
Real Madridin përndryshe në këtë muaj e presin sfida të vështirë si ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve, apo edhe kundër Barcelonës në La Liga.
“Los Blancos” rikthehen në “aksion” këtë vikend, ku do të jenë mysafir i Celta Vigos.