Kylian Mbappe vendos t’i bashkohet Real Madridit - NACIONALE

Kylian Mbappe vendos t’i bashkohet Real Madridit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Kylian Mbappe pritet të largohet nga Paris Saint-Germain dhe t’i bashkohet Real Madridit si agjent i lirë në verë.

25-vjeçari e refuzoi kalimin në Madrid në vitin 2022, një vendim që nuk e priti aq mirë presidenti i klubit madrilen Florentino Perez.

Megjithatë, Reali vazhdoi të interesohet për Mbapen dhe “Le Parisien” raporton se francezi do të luajë te “Los Blancos” në sezonin e ri.

Ndërkohë, “ESPN” shton se lojtari do ta bëjë publike vendimin që do të largohet nga PSG-ja në javën tjetër, meqenëse e ka refuzuar ofertën për rinovimin e kontratës.

Me largimin si agjent i lirë, Mbappe do ta harrojë edhe atë bonusin prej 100 milionë eurove, që e kishte ofruar klubi parisien nëse e rinovon kontratën.

Ndërkohë, PSG tashmë ka nisur të kërkojë pasuesin e francezit me yllin e AC Milanit Rafael Leao si favoriti kryesor.

E ardhmja e Mbappes që sa kohë është në qendrën e vëmendjes, me PSG-në që e largoi nga ekipi i parë në verë meqenëse nuk jepte përgjigje nëse do ta rinovonte kontratën.

Francezi gjithashtu shfaqi pakënaqësi këtë sezon sidomos në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, në barazimin ndaj Borussia Dortmundit në dhjetor.

Lajme të ngjashme