Kylian Mbappe vazhdon qëndrimin te PSG vetëm nëse Neymar largohet - NACIONALE

Kylian Mbappe vazhdon qëndrimin te PSG vetëm nëse Neymar largohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Kylian Mbappe thuhet se i ka thënë PSG-së se do t'i qëndrojë besnik skuadrës vetëm nëse klubi e shet Neymarin në verë.

Francezi nënshkroi kontratë deri në vitin 2025 për kampionin e Francës, që i ofruan pagë prej 650 mijë funte në javë në mënyrë që të refuzojë kalimin te Real Madrid.

Si pjesë e marrëveshjes, Mbappe gjithashtu do të ketë ndikim edhe në aspektin sportiv dhe mënyrën si klubi do të punojë.

Sidoqoftë, nuk është ndaluri se foluri për PSG-në pas disa dramave që ndodhen, me "Le Parisien" që raportoi se Mbappe tani do largimin nga PSG pasi ndihet i tradhtuar nga bordi.

Pavarësisht raportimeve lidhur me të ardhmen, Mbappe tha se janë të pavërteta kur u pyet për largimin e mundshëm në janar pas fitores së PSG-së 1:0 ndaj Marsielle në vikend.

Sidoqoftë, "El Pais" raporton se Mbappe i ka njoftuar drejtuesit se do t'i qëndrojë besnik skuadrës vetëm nëse Neymar largohet.

Francezi dëshiron që të jetë model në skuadër dhe nuk është i lumtur me disiplinën që ka treguar braziliani.

Kur Neymar vazhdoi kontratën deri në vitin 2027, Mbappe ishte shumë i zhgënjyer dhe që atëherë kishte dyshime mbi të ardhmen.

Sipas mediumit "Sport", presidenti Nasser Al-Khelaifi e vlerësoi se çfarë duhet të bënte dhe provoi që të gjente skuadër për Neymarin në verën e kaluar.

Mirëpo, Newcastle ishte opsioni i vetmi dhe Neymar nuk ishte i interesuar për këtë lëvizje, derisa preferonte kalimin te Chelsea, por asnjëherë nuk u arrit marrëveshja.

Tensionet mes Mbappes dhe Neymarit u rritën këta muajt e fundit, me dyshen që u përleshen për një penallti në fitoren e PSG-së ndaj Montpellier (5:2) në gusht.

Pasi Mbappe humbi një penallti në fillimin e sezonit, kishte argumente se kush duhet të jetë gjuajtësi i 11-metërshit.

Neymar pastaj mori përgjegjësinë dhe shënoi, por Mbappe nuk festoi me të. Pastaj, braziliani pëlqeu një "tweet" ku kritikohet francezi.

Përpos kësaj, Mbappe refuzoi t'ia pasojë topin Neymarit në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, derisa preferonte të gjuante nga distanca pavarësisht që nuk shënonte.

Jo vetëm kaq, "L'Equipe" raportoi se lidhja jo e mirë e Mbappes me skuadrën është duke vazhduar. Disa nga bashkëlojtarët janë të palumtur me sulmuesin që vazhdon të ndryshojë çdo javë.

Skuadra e PSG-së tani është e ndarë, me Neymarin dhe bashkëlojtarët e Amerikës Jugore pranë tij sidomos pasi kuptuan që Mbappe e donte që ta largonte.

Njëkohësisht, qendërmbrojtësi Marquinhos dhe lojtarët spanjollë nuk e pëlqejnë mënyrën si Mbappe ka marrë fuqi.

Kurse, Mbappe është duke pasur mbështetjen e Presnel Kimpembe, Nordi Mukiele, Hugo Ekitike dhe Achraf Hakimi.

Lajme të ngjashme