Kylian Mbappe: Unë e meritoj Topin e Artë - NACIONALE

Kylian Mbappe: Unë e meritoj Topin e Artë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kylian Mbappe beson se ai do të ishte fitues meritor i Topit të Artë 2023, pasi shijoi një vit tjetër të paharrueshëm me klub dhe kombëtare.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit dhe Francës nuk pritet të jetë në garë për çmimin më prestigjioz individual për futbollistë, pasi Lionel Messi dhe Erling Haaland po i prijnë garës falë sukseseve të mëdha që gëzuan këtë sezon.

Ylli norvegjez e fitoi tripletën me Manchester City, pra Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Cup, duke i shënuar mbi 50 gola në të gjitha garat.

Messi, ndërkohë, e fitoi Kupën e Botës 2022 në Katar dhe titullin në Ligue 1.

Mbappe e shënoi një het-trik në finalen e Botërorit në dhjetor që Franca e humbi përballë Argjentinës, si dhe e fitoi titullin në Ligue 1 duke i shënuar 54 gola në të gjitha garat me PSG-në dhe Francën.

I pyetur nga TF1 nëse duhet të jetë në garë për t’u shpallur lojtari më i mirë në botë, Mbappe tha: “Topi i Artë? Është gjithmonë e vështirë të flasësh për çmime individuale, sepse duhet vësh veten në radhë të parë. Është diçka që jo patjetër pritet mirë nga publiku i gjerë.”

A e meritoi Topin e Artë? Me kriteret e reja, çka llogaritet? Të biesh në sy, të shënosh gola dhe të kesh ndikim? Mendoj se i përmbush këto kritere. Do të thosha, po, por janë njerëzit ata që votojnë dhe unë jam gjithmonë optimist”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme