Kylian Mbappe qëndron te PSG, ja tre opsionet mbi të ardhmen - NACIONALE

Kylian Mbappe qëndron te PSG, ja tre opsionet mbi të ardhmen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Që sa javë ka mijëra spekulime, mirëpo sulmuesi Kylian Mbappe do ta vazhdojë qëndrimin te Paris Saint-Germain.

Siç raporton “TeleFoot”, tashmë është e kryer që francezi do të jetë edhe sezonin tjetër në “Parkun e Princave”.

Pasi pranoi t’ia dhuronte klubit një pjesë të bonuseve, ishte presidenti Nasser Al Khealifi që i dha leje për t’u kthyer në skuadër derisa ka luajtur në dy ndeshjet e fundit.

Por, pavarësisht qëndrimit edhe për një vit te PSG-ja – e ardhmja e tij ende mbetet në dyshime me mediumin francez që raporton se tashmë janë vetëm tre opsione.

Opsioni i pari që PSG-ja do të tentojë deri në fund ta realizojë është ta bind lojtarin për të nënshkruar një kontratë afatgjatë.

Me ardhjen e yjeve si Gonçalo Ramos dhe Ousmane Dembele, si dhe largimin e Neymar – PSG ka krijuar një projekt sportiv më ndryshe andaj do të shpresojnë ta mbajnë Mbappen edhe për vitet e ardhshme në Francë.

Opsioni tjetër është rinovimi i kontratës me një vit, ku do të vendosej një klauzolë lirimi kësisoj dëshira e madhe e parisienëve për të mos e lejuar të largohet si agjent i lirë do të realizohej.

Kurse, opsioni i fundit mbetet qëndrimi edhe për këtë sezon pastaj të largohet si agjent i lirë, me PSG-në që dyshonte deri vonë se lojtari ka marrëveshje të fshehët me Real Madridin për verën e vitit 2024.

Edhe pse PSG e vendosi në shitje, Real Madrid nuk bëri asnjë lëvizje për ta transferuar francezin, gjë që ndikoi të ketë dyshime brenda klubit e këto veçse u shtuan kur Mbappe po refuzonte të diskutonte me ndonjë klub tjetër.

Siç dihet, Al Hilal kishte interesim për Mbappen ku dërguan një ofertë prej 300 milionë eurove që u pranua nga PSG-ja mirëpo francezi refuzoi edhe të takohej me përfaqësuesit e klubit arab, që pastaj e blenë Neymarin për 90 milionë euro.

Lajme të ngjashme