Kylian Mbappe: Po largohem me kokën lartë, ishte rrugëtim i gjatë - NACIONALE

Kylian Mbappe: Po largohem me kokën lartë, ishte rrugëtim i gjatë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Kylian Mbappe pasi fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në Francë është shprehur i lumtur që po largohet me kokën lartë.

Mbappe ka shpjeguar se ka qëndruar në PSG për këtë kohë të gjatë, shkaku që babai i tij dëshironte që të bënte historinë në Ligue 1 para se të ndryshonte kampionatin.

Francezi u shpreh emocionues për ‘sfidën’ e radhës, por që refuzoi të komentojë se cilës skuadër do t’i bashkohet.

“Sfida ime e radhës do të jetë shumë emocionuese sepse do të zbuloj gjëra të tjerë, kjo më bën shumë të lumtur”.

“Është shumë më vështirë se sa duket. Kjo periudhë e jetës po mbyllet, kam tentuar ta nderoj secilin përfaqësues të Ligue 1 gjatë tërë kohës”.

“I falënderoj njerëzit në klub dhe presidentin. Do më mungojnë. Po largohem nga PSG-ja me kokën lartë”.

“Babai im dëshironte që të bëja historinë në Ligue 1 para se të largohesha. Ishte rrugëtim i gjatë dhe jam shumë i lumtur”, deklaroi ai.

Mbappe e mposhti Edon Zhegrovën në garën për çmimin e më të mirit, ku kosovarit ndoshta iu bë një padrejtësi duke mos pasur vend as në formacionin e vitit.

Përndryshe, sulmuesi pritet t’i bashkohet Real Madridit – skuadër tek e cila ka ëndërruar të luajë që sa vite.

Lajme të ngjashme