Kylian Mbappe pasi fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit: Do të jem te PSG edhe vitin tjetër
Sulmuesi Kylian Mbappe ka konfirmuar se do të vazhdojë edhe vitin tjetër te Paris Saint-Germain.
Francezi e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në Ligue 1 për vitin e katërt radhazi.
Menjëherë pasi mori këtë çmim, Mbappe e konfirmoi se do të mbrojë ngjyrat e "Parisienëve" edhe për sezonin 2023/24.
"Mendimet e mia me të thella janë për Ricon. I tërë klubi është pas tij. Gjithashtu edhe mendimet tona për drejtorin sportiv që ka pasur një humbje tragjike".
"Dua ta uroj Lensois që kaloi një sezon fantastik. Jonathan David dhe Lionel Messi gjithashtu më kanë ndihmuar shumë. Është privilegj të luaj te PSG".
"Dua të falënderoj të gjithë stafin, të gjithë ata që na ndihmuan të vazhdojmë me fitore. Ky rekord është kënaqësi, gjithmonë doja ta lija emrin tim në historinë e kampionatit".
"Jam tejet i lumtur, vitin tjetër do të jem këtu", deklaroi Mbappe.
Mbappe verën e kaluar nënshkroi kontratë dyvjeçare me opsion për një tjetër duke e refuzuar Real Madridin, që e kërkonte që një vit.
Përndryshe, u raportua se francezi mund t'i bashkohet Real Madridit në vitin 2024 si agjent i lirë.