Kylian Mbappe: Objektivi është ta fitojmë Kampionatin Evropian - NACIONALE

Kylian Mbappe: Objektivi është ta fitojmë Kampionatin Evropian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i kombëtares së Francës, Kylian Mbappe ka deklaruar se synojnë ta fitojnë Kampionatin Evropian.

Franca e nisi për mrekulli aventurën për kualifikim duke mposhtur thellë Holandën në ndeshjen e parë kualifikuese.

Në një intervistë për "Telefoot" të dielën, Mbappe diskutoi shanset e Francës duke thënë se duhet ta fitojnë tërë turneun.

"Është e qartë se nëse shikon në letër, po vendosi veten në vendin e atyre që shikojnë TV, ata do të mendojnë si ne s'po arrijmë ta fitojmë?"

"Nuk e kemi problem të themi se luajmë në klubet më të mira në botë, kemi lojtarë që janë ndër më të mirët për pozitat e tyre. Tani duhet ta krijojmë sepse ka shumë lojtarë që mbeten mbrapa, duhet të përparojnë dhe të fitojnë tituj".

"Objektivi fillimisht është të kualifikohemi për në Evropian dhe sigurisht ta fitojmë".

Franca ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të hënën si mysafir i Irlandës, ku shihet si favoriti kryesor.

Kujtojmë, Franca gjendet në grupin B me kombëtare si Holanda, Greqia, Irlanda dhe Gjibraltari.

Lajme të ngjashme