Kylian Mbappe kritikohet se mungon te Franca, ndërsa po luan te Real Madridi
Kapiteni i Francës Kylian Mbappe po kritikohet në shtëpinë e tij shkaku që do të mungojë në dy ndeshjet e radhës, kundër Izraelit dhe Belgjikës, mirëpo po vazhdon të luajë për Real Madridin.
Sulmuesi pësoi një lëndim muskulor muajin e kaluar, por u rikthye në humbjen ndaj Lilles të mërkurën e kaluar, duke hyrë nga stoli.
Përzgjedhësi i Francës Didier Deschamps e la Mbappen jashtë skuadrës, duke thënë se nuk ka qenë i përgatitur shkaku që ka luajtur pak ndeshje.
Ish futbollisti i Francës Maxime Bossis e ka kritikuar Mbappen për mungesën te “Gjelat”, shkaku që po vazhdon të luajë te Real Madridi.
“Ose je i lënduar dhe nuk luan te klubi, pastaj nuk ftohesh as nga kombëtarja”.
“Por kur hynë nga stoli në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pastaj je titullar në ligë, i bën gjërat e çuditshme. Është lojtar i veçantë. E kemi ditur se kur e donim Michel Planitin, ishte i lënduar”, deklaroi ai për “L’Equipe”.
Në një video të publikuar nga Federata Franceze të hënën, Deschamps tha: “Kylian mishëron shumë gjëra... Interesat e klubeve dhe interesat e ekipeve kombëtare ndryshojnë në mënyrë të pashmangshme.
"Duhet të kujtojmë gjithashtu se punëdhënësi është klubi, jo federata”.
Franca përndryshe është lider në grupin A, ndërsa përballet me Izraelin në Budapest të enjten pastaj udhëton për në Belgjikë të hënën.