Kylian Mbappe i mërzitur pavarësisht kualifikimit tutje
Sulmuesi Kylian Mbappe ka mbetur i zemëruar pas barazimit ndaj Borussia Dortmund, ani pse PSG avancoi tutje
Gjiganti francez e siguroi kualifikimin në raundin e 16-të më të mirave, pas barazimit 1:1 ndaj Dortmund duke siguruar “biletën” si pozitë e dytë.
Megjithatë, në minutat e fundit të ndeshjes trajneri i PSG-së kërkoi nga lojtarët që të ruajnë rezultat dhe të mos humbasin assesi pasi Milan po e mposhte Newcastle Unitedin, dhe ky vendim e zemëroi mjaftë shumë lojtarin që u pa i mërzitur pas fishkëllimës së fundit.
¡La molestia de Mbappé! 😠
— TNT Sports México (@tntsportsmex) December 13, 2023
Parece que a Kylian no le gustó la actuación del PSG, que por poco los deja fuera de la #BenditaChampions. 🫣#TNTSportsMex pic.twitter.com/abCubWSbx7
“E kuptoj zemërimin e tij. Nëse do të isha në pozitën e tij, s’do t’i kuptoja këtë urdhra nga stoli gjithashtu. E pamë që stoli ngrihet në këmbë dhe Hakimi që iu thotë bashkëlojtarëve të qetësohen”.
“Mbappe nuk mendon si shumica. Ai ka të drejtë, më vjen keq por ashtu është. Ai planifikon dhe e di çfarë do të ndodhë. E di mjaftë mirë se me kë mund të përballet PSG tutje”.
“I di ambiciet e tij, nuk mendon të përfundojë në pozitën e dytë dhe e di që kishte hapësirë për të zënë vendin e parë”.
I pyetur për zemërimin e Mbappes, Enrique pas ndeshjes deklaroi: “Është normale, kishim pesë shanse për të shënuara”.
“Do të ishim budallenj po të vazhdonim të rrezikonim në minutën e 85-të me mundësinë e pranimit të golit dhe të eliminimit. Kur një lojtar zemërohet është sepse dëshiron të shënojë, prandaj ndërhyjë sepse nga jashtë thonë “po do të fitojmë, por pa marrë rrezik”.
“Kur të qetësohen emocionet do ta vlerësojmë se ishte kualifikim i shkëlqyer. Ishte grupi më i vështirë në garë. Shumë do të donin të na shihnin të vdekur, por jemi shumë gjallë”.
PSG të hënën do ta marrë vesh kundërshtarin për raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve, ku mund të përballet me gjigantët evropianë si Real Madrid, Man City, Arsenal, Bayern Munich apo edhe Barcelona.
Shorti më ideal do të ishte Real Sociedadi, derisa secila nga skuadrat e tjera do të mund t’iu shkaktonte probleme pasi kuptohet nuk mund të luajnë në fazën tjetër sërish me Dortmundin.