Kylian Mbappe i dhuron fanellë Edon Zhegrovës - NACIONALE

Kylian Mbappe i dhuron fanellë Edon Zhegrovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Kylian Mbappe ia ka dhuruar fanellën yllit kosovar Edon Zhegrova.

Dyshja që luajtën disa herë kundër në Francë sezonin e kaluar, u takuan edhe në përballjen që Lille e fitoi me rezultat minimal 1:0 kundër Realit në Ligën e Kampionëve, ku Zhegrova ishte më i miri.

Zhegrova në rrjetin social “Instagram” ka postuar fanellën që e mori si dhuratë nga Mbappe, së bashku me nënshkrimin e francezit.

“Faleminderit shoku im Kylian Mbappe”, shkroi ndër të tjera ylli i Kosovës.

Përndryshe, Zhegrova këtë sezon po kalon një formë të jashtëzakonshme në karrierë, si për Lillen ashtu edhe për Kosovën.

Zhegrova ishte ndër më të mirët në dy fitoret e muajit tetor, ku edhe shënoi në triumfin te Lituania në udhëtim.

Ai pritet të ketë rol kyç për Kosovën edhe në ndeshjet e muajit nëntor, sidomos ndaj Rumanisë, ku “Dardanët” kanë nevojë për një fitore me rezultat së paku 3:0.

Lajme të ngjashme