Kylian Mbappe hedh poshtë thashethemet: Unë jam parisien - NACIONALE

Kylian Mbappe hedh poshtë thashethemet: Unë jam parisien

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kylian Mbappe e ka bërë të qartë përsëri se nuk e ka ndër mend ta braktisë Paris Saint-Germainin këtë verë, pas thashethemeve se dëshiron t’i bashkohet Real Madridit.

Përfaqësuesi i Francës ishte i prerë në përgjigjen e tij për të ardhmen, kur u pyet nëse po mendonte të largohej nga Parisi.

Ai thotë se dëshiron ta sjellë trofeun e Ligës së Kampionëve në Francë së pari.

Hapi i radhës? Ta fitojë Ligën e Kampionëve. Tashmë kam arritur në finale, gjysmëfinale, çerekfinale, në rrethin e 16 më të mirëve... kam bërë gjithçka përveç ta fitoj”, tha Mbappe për France 3.

Kjo është e gjithçka që më nevojitet. Ku dua ta arrij këtë? Në Paris. Unë jam parisien dhe kam kontratë. Prandaj, PSG”, shtoi ai.

Raportohet se Mbappe është armiqësuar me bashkëlojtarët e vet në zhveshtore këtë vit, pasi po kërkon rol më të madh lideri në skuadër, megjithëse ai nuk është lojtari i vetëm pjesë e një drame në Parkun e Princave.

PSG-ja është jashtë garës për trofe në Ligën e Kampionëve këtë sezon tashmë dhe pritet ta shkarkojë trajnerin Christophe Galtier në fund të sezonit, si pasojë.

Me Lionel Messin dhe Neymarin që më gjasë do të largohen nga klubi në verë, vendimi i Mbappes për të qëndruar është një shtytje e rëndësishme për klubin.

Për të është përfolur vazhdimisht se mund të kalojë në Real Madrid, pavarësisht se nuk e kishte pranuar ofertën gjigantit spanjoll verën e kaluar, duke zgjedhur të nënshkruante kontratë të re me PSG-në.

Lajme të ngjashme