Kylian Mbappe e Fede Valverde marrin përgjegjësinë pas humbjes nga Bilbao - NACIONALE

Kylian Mbappe e Fede Valverde marrin përgjegjësinë pas humbjes nga Bilbao

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dyshja Kylian Mbappe e Fede Valverde kanë marrë përgjegjësinë për humbjen e pësuar nga Athletic Bilbao.

Francezi humbi penalltinë ndërsa uruguaiani ia fali topin kundërshtarit te goli i dytë, me “Los Blancos” që pësuan disfatë me rezultat 2:1.

Pas ndeshjes, të dy lojtarët kanë reaguar në rrjetet sociale duke marrë përgjegjësinë për atë që ndodhi të mërkurën mbrëma.

“Rezultat i keq. Një gabim i madh në ndeshjen ku secili detaj vlen. Marrë përgjegjësi të plotë për këtë”.

“Moment i vështirë, por është koha më e mirë për ta ndryshuar situatën dhe t’iu tregoj të gjithëve se kush jam”, shkroi Mbappe.

Ndërkohë, Valverde iu kërkoi falje bashkëlojtarëve për gabimin e bërë.

“Sonte ishte një goditje e madhe, por e pranoj fajin. Përballem dhe kërkoi falje për bashkëlojtarët dhe tifozët”.

“Ka ende një rrugë të gjatë, shumë kompeticione dhe jam i sigurt se do të ketë shumë gëzime”, tha ai.

Reali humbi mundësinë për t’u bërë lider në La Liga, duke qenë tani katër pikë prapa Barcelonës, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Madrilenët rikthehen në fushë qysh të shtunën si mysafir i Gironas.

Lajme të ngjashme