Kylian Mbappe ankohet në UEFA për pagat e papaguara nga PSG-ja
Sulmuesi i Real Madridit Kylian Mbappe e ka dërguar ish klubin Paris Saint-Germain në UEFA dhe komitetin legal shkaku i pagave të papaguara.
Sipas “Le Monde”, gjiganti parisien i detyrohet sulmuesit rreth 55 milionë euro, vlerë të cilën po refuzon t’ia paguajë shkaku që u largua si agjent i lirë për t’iu bashkuar Realit.
Vlera prej 55 milionë eurove, përfshin edhe një bonus nënshkrimi të tretë (36 milionë euro) që duhej ta pranonte në muajin shkurt, si dhe tre muajt e fundit të pagës (prill, maj, qershor).
Avokatët e lojtarit i dërguan PSG-së një njoftim zyrtar në mes të qershorit dhe pasi nuk mori një përgjigje, ai ka vendosur të rrisë shpejtësinë, duke shmangur shkaktimin e shumë bujë në këtë fazë.
Në të vërtetë, Mbappe ia ka referuar çështjen komitetit ligjor të Ligës Profesionale të Futbollit (LFP) dhe nëpërmjet ndërmjetësimit të Federatës Franceze të Futbollit (FFF) si dhe në shtëpinë e futbollit UEFA.
Më 8 gusht, lojtari fillimisht e raportoi çështjen në komitetin ligjor të LFP, i cili ka autoritetin të lëshojë një ndalim për rekrutimin e çdo lojtari të ri në PSG derisa situata të rregullohet.
Për më tepër, më 13 gusht, kampi i Mbappes i dërgoi një letër FFF-së duke i kërkuar që të informonin UEFA-n për faktet. Letra iu drejtua menaxherit të komitetit të licencës së klubeve të UEFA-s të FFF-së.
Ky komitet është përgjegjës për dhënien e licencës për klubet që garojnë në garat evropiane si Liga e Kampionëve. Si i tillë, nëse konstatohen parregullsi, ata do të kenë autoritetin për të anuluar licencën e një klubi nga pjesëmarrja në turne.