"Ky është problemi kryesor i Salibas", ish mbrojtësi i Chelseas kritikon për këtë gjë Arsenalin
William Saliba ka një problem të madh te Arsenali, ngase nuk ka si të mësojë nga qendërmbrojtësit me përvojë, kështu thotë ish legjenda e Chelseas, William Gallas.
Saliba ka qenë ndër lojtarët me paraqitjet më të mira te Arsenal pasi u kthye nga një edicion i suksesshëm te Marseille.
Menjëherë, Saliba fitoi vendin në formacionin bazë të Mikel Artetas, derisa tani është duke "luftuar" për një vend në listën e Francës për Kupën e Botës.
Por, Gallas thotë se është i shqetësuar për përmirësimin e Salibas ngase nuk ka nga kush të mësojë te Arsenali.
"William Saliba ka të njëjtin stil si Rio Ferdinand. Kur e sheh atë dhe mënyrën si luan dhe e krahason me Ferdinandin kur ishte i ri, mendoj se janë të njëjtë".

"Por është gjithmonë i njëjti problem, kush është afër teje që të mësosh? Është ende i ri dhe në këtë moshë të duhet të mësosh dhe të kesh lojtarët e duhur pranë vetës".
"Për këtë arsye është shumë e rëndësishme kur je qendërmbrojtës, që të kesh pranë vetës lojtarë me eksperiencë nga të cilët do të mësosh".
"Për momentin Saliba nuk ka asnjë. Kur flas për lojtarë me eksperiencë, po flas për lojtarë yje. Për këtë arsye jam pak i shqetësuar për të".
"Nëse dëshiron të jetë në një nivel tjetër ka nevojë që të ketë pranë mbrojtës me klasë. Nëse flasim për John Terryn, kush ishte pranë tij? Marcel Desially. Rio Ferdinand? Ishte pranë Vidic ose nuk e di kush para tij".
"Të gjithë mbrojtësit kanë mësuar nga ndokush. Nesta ishte pranë Maldinit. Pra mbrojtësit që duan të kalojnë në një nivel tjetër kanë nevojë për këtë. Kur të jetë 25 ose 26, është koha e tij që të jetë lider në mbrojtje dhe të luajë me lojtarët e rinj që të mësojnë nga ai".
"Për shembull Fofana, ka mundësinë e artë të mësojë nga Thiago Silva", deklaroi ai.