Kvarastkhelia bën dallimin, Napoli vazhdon si lider në Serie A - NACIONALE

Kvarastkhelia bën dallimin, Napoli vazhdon si lider në Serie A

1 vit më parë

nga NACIONALE

Napoli ka shënuar fitoren e radhës në kampionatin italian, këtë herë duke mposhtur në udhëtim Empolin.

Skuadra e Antonio Contes po vazhdon të impresionojë këtë edicion, duke qenë lider në kampionatin italian. Së fundmi arkëtuan pikët e plota falë një fitore 0:1.

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani zhvilloi një tjetër paraqitje solide, duke luajtur titullar.

Empoli ishte më e rrezikshme në fillim, ku lehtësisht mund të shënonte së paku dy herë përmes Sebastiano Espositos, megjithatë ky i fundit dështoi t’i finalizonte.

Dallimin për mysafirët e bëri Khvicha Kvarastkhelia, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë pasi Faustino Anjorin shkaktoi një penallti (63’).

Pas këtij goli, mysafirët më shumë u fokusuan në mbrojtje për të mos lejuar ndonjë befasi.

Napoli tani mbetet lider i vetëm pas tetë xhirove duke mbledhur 19 pikë, kurse Empoli bie në vendin e 11-të me 10 sosh.

Lajme të ngjashme