“Kurrë s’kam pasur probleme me Ronaldon”, Bale flet sërish për kohën te Real Madridi - NACIONALE

“Kurrë s’kam pasur probleme me Ronaldon”, Bale flet sërish për kohën te Real Madridi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish futbollisti Gareth Bale ka treguar se nuk ka pasur asnjëherë probleme me Cristiano Ronaldon pavarësisht raportimeve të zakonshme që sa vite.

Uellsiani në një intervistë për “The Times” ka deklaruar se me portugezin ka kaluar gjithnjë mirë, ku në fakt s’ka pasur probleme me askënd.

“E di që flasin për lidhjen time me Ronaldon, por asnjëherë nuk kam pasur probleme me askënd. Nuk mendoj as që kam debatuar ndonjëherë me dikë. Edhe në kohën e vështirë, dhoma e zhveshjes ishte mirë. Vërtetë e shijova kohën aty. Nuk ka arsyetime, e bëra vendimin e duhur”.

Bale tregoi pastaj se ishin Benzema dhe Ronaldo që ndikuan që ai të transferohet te Real Madrid, ku shtoi se nuk është penduar fare për vendimin e bërë pavarësisht kohëve të vështira në fund.

“Shkova në Madrid që të luaj me Benzeman dhe Cristianon, duke shtuar që të luaj pranë Modric dhe Xabi Alonso. Doja të luaja te Real Madrid shkaku i fanellës dhe momenteve të pabesueshme. Por gjithashtu ka pasur disa momente të vështira ku ndihesh shumë i vetëm. Për shembull kur dëgjon kritika ose ofendime sidomos herën e parë”.

“Nëse kam luajtur keq, kur isha i ri do ta sjellja në shtëpi. Nuk më zinte gjumi. Pastaj me kalimin e viteve u mësova që problemet t’i lë në punë. Ende shijoj të luaj ndeshje, por kam mbërritur në pikën kur dua të kaloj më shumë kohë me familjen. Fëmijët po rriten aq shpejtë sa me duket se kam humbur shumë”.

Bale kaloi në Los Angeles para se ta njoftonte pensionimin nga futbolli aktiv.

Lajme të ngjashme