"Kurdisja e ndeshjeve": Caktohet masa arrest shtëpiak për trajnerin e referin - NACIONALE

"Kurdisja e ndeshjeve": Caktohet masa arrest shtëpiak për trajnerin e referin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditëve ndaj dy të dyshuarve për kurdisjen e ndeshjeve Daut Mehmeti dhe Arbnor Rifati.

Gjyqtari Mehmeti si dhe trajneri Rifati janë arrestuar të premten e kaluar pasi dyshohen se janë të përfshirë në kurdisje të ndeshjeve të basketbollit kosovar.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dërguar në arrest shtëpiak për 30 ditë, se paku kështu raporton "Koha".

I dyshuari i parë (refer me licencë ndërkombëtare), dyshohet të ketë kurdisur ndeshjet basketbollistike në kuadër të Super ligës së Kosovës, Ligës Unike Kombëtare dhe Ligës Ballkanike, veprimet i ka kryer në bashkëveprim me të dyshuarin e dytë (trajner basketbolli).

Po ashtu, i dyshuari i parë, ka bashkëvepruar edhe me refer dhe trajner ndërkombëtar në kurdisjen e lojërave basketbollistike, me qëllim të fitimit të basteve. Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa fletëpagesa, katër telefona dhe dy shtëpiza të kompjuterit. Të dyshuarve pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, njoftoi Policia.

Dyshja e lartpërmendur dyshohet se kanë kurdisur ndeshje të Superligës së Kosovës, Ligës Unike Kombëtare si dhe në atë Ballkanike.

Lajme të ngjashme