Kur Wilder i theu nofullën maskotës pasi e goditi në transmetim direkt - NACIONALE

Kur Wilder i theu nofullën maskotës pasi e goditi në transmetim direkt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deontay Wilder ka filluar të rrëmbejë kryetituj së fundmi, para meçit rikthyes më 15 tetor kundër Robert Helenius.

Ish-kampioni i peshës së rëndë është fotografuar në stërvitje, duke diskutuar me fansat për fizikun e tij dhe spekuloi nëse do të mund të rritet përsëri pas humbjes nga Tyson Fury,.

Mirëpo, tash është rishfaqur një postim i 'Bomberit të Bronztë' duke grushtuar maskotën e ESPN, në vitin 2018.

Gjërësisht raportohej atë kohë se Wilder kishte thyer nofullën e maskotës dhe një postim që u publikua tash së fundmi, i bashkohet asaj narrative.

E vërteta prapa saj, në fakt duket të jetë shumë më pak sensacionale. Edhe pse ai ka mundur të thyente nofullën e maskotës, pamjet janë ende sureale të shikohen.

Kush dreqin mendoi se është ide e mirë të marrësh boksierin me grushtin më të fuqishëm në botë për ta goditur një maskotë?

'Ross A. Lincoln' raportoi se Wilder po intervistohej nga 'ESPN' dhe po pyetej për meçin kundër Tyson Furyt. Në fund të segmentit, Wilder, i cili e bëri të qartë se mezi po e priste përballjen, u ftua të shprehte jo durimin e tij në një maskotë. Gjë të cilën e bëri.

Më pas, i inkurajuar nga mikpritësit, ai u ftua të merrej me maskotën shumëngjyrëshe të kanalit për të përcaktuar kampionin e 'ESPN’. Kjo rezultoi në një shaka ku bombarduesi i bronztë goditi disa grushta të rëndë.

Shfaqja u mbyll pa incidente, megjithatë, dy javë më vonë një YouTuber shfaqi klipin dhe deklaroi se burri brenda kostumit kishte pësuar një thyerje të nofullës.

Wilder kërkoi falje më vonë. “Sinqerisht I kërkoj falje burrit të guximshëm që u lëndua [nëse është e vërtetë]. Kam respekt për të, pjesmarrjen, vullnetin dhe kurajon e tij.

“Nëse është e vërtetë se ai u lëndua, personalisht dua ta ftoj në meçin tim më 1 dhjetor”.

Thashethëme të tjera përfshin narrativën se Wilder nuk ishte në dijeni se një qenie njerëzore gjendej brenda kostuimit, me ish-kampionin që e mohoi këtë si “klik-bait”.

I tërë episodi pretendohej të ishte shaka, kur shikojmë sjelljen e nikoqirëve, të cilët direkt kërkuan nga Wilder të grushtonte.

Lajme të ngjashme