“Kur ushtria juaj të kthehet në tokën tonë”, tifozët e Dritës me një koreografi pas sulmit terrorist - NACIONALE

“Kur ushtria juaj të kthehet në tokën tonë”, tifozët e Dritës me një koreografi pas sulmit terrorist

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozët e Dritës “Intelektualët” i kanë dërguar mesazh serbëve duke krijuar një koreografi të bukur që e shpalosen para derbit ndaj Gjilanit.

“Intelektualët” shkruan “Kur ushtria juaj të kthehet në tokën tonë”, derisa mbrapa shiheshin katër varreza, pra për terroristët e vrarë në Banjskë.

Ky mesazh më shumë është edhe si kundërpërgjigje ndaj tifozëve të Crvena Zvezdes, të cilët muajin e kaluar sikurse të kishin ditur atë që ndodhi në Banjskë pasi bën një koreografi ku thuhej “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Kosova ishte pre e një sulmi terrorist këtë muaj, ku mbeti i vrarë tashmë heroi Afrim Bunjaku. Mirëpo, Policia e Kosovës arriti të vrasë tre terroristë në sulmin e organizuar nga Milan Rajdojcic, ku një ndër ta ishte edhe ndër drejtuesit e tifozëve nacionalistë serbë të Crvena Zvezdes.

Sa i përket futbollit, Drita është nikoqir i Gjilanit në Lipjan derisa kanë nevojë vetëm për pikët e plota që të vazhdojnë ndjekjen e Ballkanit në garën për titullin kampion.

Lajme të ngjashme