Kundëraksion fantastik nga Roma, Paulo Dybala ndëshkon Sevillan
Roma ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas pas 35 minutave lojë pas një kundëraksioni fantastik.
Italianët që u mbrojtën shumicën e kohës realizuan një kundërzbritje fantastike duke fituar një top në mesfushë dhe ishte Paulo Dybala që e dërgoi brenda rrjetës.
Mancini asistoi për mrekulli te argjentinasi që ishte i saktë nga afërsia për të gëzuar tifozët italianë të pranishëm në stadium.