Kryetari i “Dardanëve” thotë se Ermal Krasniqi do të ftohet te Kosova për ndeshjet e marsit - NACIONALE

Kryetari i “Dardanëve” thotë se Ermal Krasniqi do të ftohet te Kosova për ndeshjet e marsit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha ka konfirmuar se sulmuesi i CFR Clujit, Ermal Krasniqi do të jetë i ftuar te kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e marsit.

“Dardanët” në mars do të nisin kualifikueset për Kampionatin Evropian si mysafir i Izraelit, para se ta presin në shtëpi Andorrën tre ditë më vonë.

Lista e Kosovës ende nuk është bërë publike, sidoqoftë Berisha përmes një komenti te gazetari Berat Buzhala ka treguar se Krasniqi do të ftohet për ndeshjet e marsit.

Po”, ishte përgjigja e drejtpërdrejt e Berishës pasi Buzhala e kishte pyetur “A mundemi me ditë a e ka ftuar Kosova këtë djalin a jo”.

Padyshim, ardhja e Krasniqit do të jetë një ndihmë e madhe për “Dardanët” që do të zhvillojnë përballje të rëndësishme, pasi anësori këmbëshpejtë po kalon formë të shkëlqyeshme në kampionatin rumun.

Ditën e shtunë u raportua se Ermal Krasniqi e kishte lënë pezull ftesën e Kosovës pasi po e pret Shqipërinë, por kjo doli të jetë vetëm spekulim me agjentin e lojtarit, Kastriot Telaku që për Nacionalen tregoi se ish ylli i Ballkanit e do vetëm Kosovën.

Rren është s'jemi tu e prit Shqipërinë dhe as nuk kemi marrë ftesë nga Kosova për ndeshjet e marsit".

"Dëshira e Ermalit vazhdon të jetë ta përfaqësojë Kosovën", ishte përgjigja e tij mjaftë e qartë.

Për fund kujtojmë, se cikli kualifikues për Kosovën nis më 25 mars si mysafir i Izraelit, kurse më 28 mars e presim Andorrën në "Fadil Vokrri".

Lajme të ngjashme