Kroos: S’ka miqësore ndaj Barcelonës, duam të fitojmë - NACIONALE

Kroos: S’ka miqësore ndaj Barcelonës, duam të fitojmë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Real Madridit Toni Kroos thotë se duan vetëm fitore ndaj Barcelonës.

Real Madrid do të zhvillojë miqësore ndaj Barcelonës, Manchester Unitedin, Juventusit dhe AC Milanit në Amerikë.

Kroos së fundmi ka deklaruar se shpreson që të jenë në formë të mirë ndaj rivalit të përbetuar, meqenëse s’ka miqësore.

Shpresoj se kundër Barcelonës të jemi në formë të mirë. Shpresoj që të luajmë futboll të mirë, për tifozët tanë dhe të fitojmë ngase kundër Barcelonës asnjëherë s’është miqësore”.

El Clasico asnjëherë nuk mund të jetë vetëm miqësore shkaku i asaj që nënkupton për tifozët. Është ndeshje e veçantë dhe në një stadium të veçantë, pra ajo që e meriton loja e futbollit”.

Tutje, gjermani komentoi fazën parapërgatitore ku theksoi se kanë punuar jashtëzakonisht fortë.

Faza parapërgatitore është gjithnjë e vështirë sepse provon të mbërrish në atë pikën që të ndihmon tërë sezon. Është ajo çfarë bëjmë. Punojmë me dhe pa top, është herë më shumë e herë më pak se vitin e kaluar. Nuk jemi që një kohë të gjatë sepse kemi qenë vetëm nëntë ditë dhe pastaj nisim përgatitjet për ndeshje”.

Kemi katër ndeshje dhe kjo nënkupton se nuk ka nevojë të stërvitemi shumë. Ndeshjet janë të rëndësishme për ta fituar shpejtësinë, prandaj këto ditë janë shumë të rëndësishme për tërë sezonin”.

Është e veçantë që udhëtojmë në Amerikë sepse është mundësia e vetme për të luajtur këtu gjatë tërë vitit, ngase tërë sezonin luajmë në Spanjë dhe shtetet afër. Gjithmonë duam të fitojmë dhe të shohim tifozët. Çdo vit e shohim entuziazmin e tifozëve dhe këto katër ndeshje janë të shkëlqyer”.

Real Madrid dhe Man United janë dy klubet me më së shumti tifozë këtu. Pres një atmosferë të shkëlqyer, është mundësi e shkëlqyer t’i shohim sepse tërë sezonin luajmë në Evropë”.

Real Madrid të hënën përballet me AC Milanin, kurse tre ditë më vonë me Manchester Unitedin, pastaj të shtunën me Barcelonën dhe në fund me Juventusin më 3 gusht.

Ndërkohë, sezonin e ri e nisin më 12 gusht si mysafir i Athletic Bilbaos.

Lajme të ngjashme