Kreshnik Hajrizi i pafat, humb sezonin shkaku i lëndimit
Mbrojtësi Kreshnik Hajrizi e ka humbur sezonin shkaku i lëndimit të pësuar në derbin ndaj FC Stade Lausanne.
Lugano përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se kosovarit i nevojiten minimum dy muaj që të shërohet, andaj ky sezon mund të thuhet se ka përfunduar për të.
“I lënduar më 30 mars 2024 ndaj Stade Lausanne, Kreshnik Hajrizi ka pësuar lëndim të gradës së lartë në kofshën e këmbës së djathtë”.
“Koha e shërimit është dy muaj, kësisoj sezoni mund të thuhet se ka përfunduar për qendërmbrojtësin”, shkruhet në komunikatë.
ℹ️ Stagione finita per Kreshnik Hajrizi.
— FC Lugano (@FCLugano1908) April 4, 2024
A “Kresh” giungano gli auguri di un pronto e completo ristabilimento.💪🏼
Tutte le info ➡️ https://t.co/smrWRneKQj#fclugano #lugano #FCL pic.twitter.com/fbHTC8fMVw
Padyshim, ky është një lajm jo i mirë për Hajrizin që ka zhvilluar 31 paraqitje këtë sezon duke dhuruar dy asistime.
Kujtojmë, kontrata aktuale e Hajrizit me Luganon skadon në qershor ndërsa muajin e kaluar u raportua se mund të shkojë në Itali, ku pëlqehet nga Sampdoria.
Hajrizi debutoi me Kosovën në fitoren 0:3 ndaj Andorrës nën urdhrat e Primoz Glihas, kurse përzgjedhësi i ri Franco Foda e la vetëm në listën e gjerë, duke preferuar Mirlind Kryeziun para tij.