Koulibaly: Shkova në Arabi se jam mysliman dhe për t’i ndihmuar prindërit e kushërinjtë të jetojnë mirë - NACIONALE

Koulibaly: Shkova në Arabi se jam mysliman dhe për t’i ndihmuar prindërit e kushërinjtë të jetojnë mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kalidou Koulibaly ka shpjeguar se vendosi të largohet nga Chelsea pas vetëm një sezoni dhe t’i bashkohet klubit Al Hilal në Arabinë Saudite për t’i ndihmuar familjes të bëjë jetë më të mirë.

Përfaqësuesi i Senegalit Koulibaly nënshkroi marrëveshje trivjeçare me Al Hilalin, i cili ia pagoi Chelseat 25 milionë euro për shërbimet e tij.

Në Al Hilal, mbrojtësi 32-vjeçar do t’i fitojë 30 milionë euro në sezon, apo 90 milionë euro deri në përfundim të kontratës.

Ai thotë së nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje luksoze ishte vendimi më i mirë që e kishte marrë ndonjëherë.

“Jam i lumtur me vendimin tim për shumë arsyeje. Unë jam mysliman dhe po shkoj në vendin e duhur. Jam i lumtur që do të luaj në një ligë e cila po zhvillohet dhe shpresoj se do të mund ta ndihmoj Arabinë Saudite dhe Al Hilalin të shkruajnë historinë në sport”, tha Koulibaly i pyetur pse iu bashkua klubit të Saudi Pro League.

Ai shtoi: “Kjo kontratë është shumë e rëndësishme. Unë mund t’i ndihmoj familjes time të jetojë mirë, prindërit dhe kushërinjtë. Ne e kemi filluar ndërtimin e një klinike pediatrike në fshatin ku prindërit e mi u lindën dhe u martuan. Quhet Ngano”.

Koulibaly cilësohej si njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë kur u largua nga Napoli dhe iu bashkua Chelseat më 2022.

Por ai përjetoi një vit të tmerrshëm në Premierligë, ku i bëri 32 paraqitje sezonin e kaluar.

Lajme të ngjashme