Kosovën nisin ta refuzojnë edhe në hendboll: Drilon e Drenit Tahirukaj i thonë “JO” ftesës
Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll Bujar Qerimi ka publikuar listën për dy ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, mirëpo ka pasur edhe refuzime me Drilon dhe Drenit Tahirukaj që e kanë mohuar ftesën.
Kosova do të zhvillojë dy përballje jo të lehta ndaj Sllovakisë në javën e ardhshme.
Qerimi ka bërë publike listën e plotë të të ftuarve, sidoqoftë jo të gjithë e kanë pranuar pasi Drilon dhe Drenit kanë vendosur të japin përgjigje negative.
“Në listën e selektorit Qerimi ishin edhe Drilon e Drenit Tahirukaj, që nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës nga Kombëtarja e Kosovës”, shkruhet në komunikatën e FHF-së.
Lista e plotë e të ftuarve:

Për fund kujtojmë, se përballja e parë zhvillohet me 2 nëntor në Sllovaki, derisa ajo kthyese tre ditë më vonë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.