Kosovë-Greqi: ‘Fadil Vokrri’ arenë e përplasjes që çdo kosovar po e pret - NACIONALE

Kosovë-Greqi: ‘Fadil Vokrri’ arenë e përplasjes që çdo kosovar po e pret

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës në futboll tashmë ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme para ndeshjes me Greqinë, e cila luhet në kuadër të Ligës C të Kombeve, Grupi 2, në “Fadil Vokrri”, të dielën me fillim nga ora 20:45.

Stërvitjen e fundit kosovarët e zhvilluan të shtunën, me grupin që iu nënshtrua një sesioni të lehtë, pa ngarkesë të madhe.

Nëse postimi i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është për t’u besuar, atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe lojtarët po e presin me entuziazëm të madh ndeshjen e sontme.

Rol të madh në disponimin dhe atmosferën gjatë ndeshjes mund të luajë fakti se Kosova luan si nikoqire, derisa do ta ketë përkrahjen e fuqishme të “Dardanëve”.

Në konferencë për shtyp para ndeshjes dhe stërvitjes së djeshme kanë folur trajneri Alain Giresse dhe sulmuesi, Vedat Muriqi.

Të dy janë shprehur optimistë në fitore, sidomos pas fitores 2-0 kundër Qipros në ndeshjen e fundit.

Në fillim të konferencës Giresse foli rreth formacionit bazë që ka ndërmend ta fusë në fushë nesër.

"Po, padyshim që është zgjedhje e komplikuar, duke parë grupin e lojtarëve që kemi dhe, sidomos duke ditur që në disa reparte kemi disa lojtarë që mund t’i përzgjedhim. Në këtë rast me krahët e sulmit është paksa më problematike, pasi kemi shumë lojtarë.

"Padyshim sot nuk do të zbulojë formacionin për nesër. E rëndësishme të vazhdojmë me këtë ritëm të fitoreve, e tani, sipas nevojës të bëjmë ndryshime.

"Nëse marrim parasysh grupin që kemi, tani kemi pak probleme me mbrojtjen, në krahasim me sulmin që kemi më shumë lojtarë. Do ta shohim nesër se kush do të luajë në sulm", shtoi ai.

Përzgjedhësi Giresse refuzoi të bëjë krahasime me ndeshjet e kaluara me Challandes, duke potencuar faktin që vëmendja është vetëm te gjendja e tanishme.

"Nuk do t'ju referohem ndeshjeve të kaluara. Ato që kanë përfunduar nuk kthehen pas. Veçse e kemi filluar këtë kampanjë me një rezultat të rëndësishëm ndaj Qipros dhe e kemi studiuar Greqinë se si kanë luajtur ata ndaj Irlandës së Veriut. Ne do të përpiqemi të paraqitemi me stilin dominues edhe ndaj grekëve.

"Pa dashur të futem në detaje se si do të luajmë nesër dhe se si do të paraqitemi, me çfarë formacioni", nënvizoi Giresse.

Sa i përket numrit të katër lojtarëve që rrezikojnë pezullimin me kartonë të verdhë, Giresse u tregua shumë i qartë.

"Nuk mundemi ta shpërbëjmë strukturën e ekipit veç pse kemi lojtarë që kanë marrë kartonë të verdhë. Varësisht prej rrethanave të lojës do të mundohemi që lojtarët në fjalë të shmangin një karton tjetër", theksoi ai.

Në vijim të konferencës për shtyp nuk mund të mungonte edhe pyetja rreth gjendjes në pozitën e krahëve të mbrojtjes.

"E kemi numrin e kufizuar të lojtarëve që luajnë në krahët e mbrojtjes. Veçmas pas mungesave të Hadërgjonajt dhe Vojvodës, ndodhemi në këtë situatë. Mirëpo, ne do të mundohemi t'i bëjmë zgjedhjet më të mira me opsionet që kemi", u shpreh Giresse.

Në përfundim të konferencës për shtyp ai e bëri të qartë se qasja e lojës nuk guxon të përsëritet e njëjta sikur në pjesën e parë me Qipron.

"Nëse shikojmë lojën kundër Qipros, atëherë vëmë re faktin që duhet të luajmë më mirë, veçanërisht në pjesën e parë. Në pjesën teknike dhe sa i përket organizimit të lojës dhe përfundimit të aksioneve tona. Gjë e cila ka funksionuar në pjesë të dytë ku kemi shënuar dy gola. Pjesa e dytë kundër Qipros korrespondon me atë që presim dh

Edhe Greqia fitoi përballjen e saj kundër Irlandës së Veriut, me rezultat 1-0.

Kur flasim për përballje direkte, në pesë takimet e fundit, janë regjistruar tri barazime, dhe një fitore nga grekët, me këta të fudnit që kanë shënuar katër gola, krahasuar me tre të Kosovës.

Përballja e fundit ishte zhvilluar në Athinë dhe kishte përfunduar baraz, 1-1.

Giorgos Masouras hapte llogarinë për nikoqirët atëbotë, me Amir Rrahmanin që barazoi në minutën e 76.

Lajme të ngjashme