Kosova – Zvicra: Dalin biletat në shitje, këto janë çmimet
Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kualifikimet për Euro 2024, ku përballë do ta ketë Zvicrën, liderin e grupit I, pas katër ndeshjeve të para të zhvilluara. Ndeshja do të zhvillohet më 9 shtator në Fadil Vokrri dhe biletat tashmë kanë dalë në shitje.
Dardanët patën një fillim të tmerrshëm të kampanjës kualifikuese, me tri barazime e një humbje, kështu duke minimizuar shpresat për një kualifikim në Kampionatin Evropian.
Biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, si zakonisht mund të blihet online në faqen e dedikuar enkas nga FFK-ja dhe çmimet do të jenë këto, për të parë ndeshjen nga tribunat e Fadil Vokrrit:
Tribuna Perëndimore – 20 euro;
Tribuna Lindore – 10 euro:
Tribuna Jugore – 5 euro;
Tribuna veriore – 5 euro;
Tribuna VIP – 80 euro.
Vetëm tre ditë më vonë, Kosova zhvillon edhe një tjetër ndeshje, atë kundër Rumanisë, në udhëtim.