Kosova zhvillon stërvitjen e dytë në Hajvali - NACIONALE

Kosova zhvillon stërvitjen e dytë në Hajvali

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar edhe stërvitjen e dytë në Kampin Nacional në Hajvali.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Alain Giresse u paraqiten 17 futbollistë që zhvilluan stërvitje të një intensiteti më të shtuar në krahasim me ndeshjen e parë.

FFK shkroi se nesër pritet të paraqiten të gjithë futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e qershorit dhe që lojtarët kanë punuar në orët e pasdites edhe në ushtrime fitnesi brenda hotelit.

Kosova nesër do ta zhvillojë edhe stërvitjen e radhës, sërish në Kampin e Hajvalisë me fillim nga ora 17:00

Kujtojmë, “Dardanët” i presin dy sfida jo të lehta, sidomos në shtëpi ndaj Rumanisë, një ndër kandidatët kryesorë për të avancuar tutje.

Kosova do të kërkojë me patjetër fitore ndaj rumunëve në “Fadil Vokrri” më 16 qershor meqenëse me një humbje dhe pas atij gabimi ndaj Andorrës do t’iu shtoheshin problemet për kualifikimin e mundshëm.

Pas Rumanisë, Kosova do të jetë mysafir i Bjellorusisë, sfidë që do të zhvillohet në Hungari.

Lajme të ngjashme