Kosova U21 optimiste për përballjen ndaj Polonisë - NACIONALE

Kosova U21 optimiste për përballjen ndaj Polonisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës U21 ka zhvilluar edhe stërvitjen e radhës para ndeshjes ndaj Polonisë në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2025 U21”.

“Dardanët” e rinj do ta presin në “Fadil Vokrri” ekipin e Polonisë, që renditet mbi ta në tabelë.

Për faqen zyrtare të FFK-së, Fatjon Bunjaki dhe Redon Ismaili janë shprehur optimist se mund ta fitojnë këtë përballje.

“Stërvitja shkoi mjaftë mirë. Si çdo herë grumbullimi me U21 është me atmosferë shumë të mirë, të gjithë thuajse njihemi. Jemi grumbulluar edhe më parë, nuk është që ka shumë ndryshime, pra kombinimet nuk mungojnë në stërvitje ose lojë”.

Presim mbështetje nga publiku dhe besoj që do t’i shpërblejmë. Mesazhi im për ta është të vijnë në stadium sepse së shpejti do të jemi në ekipin A”, tha ylli që po shkëlqen te Malisheva.

Ndërsa, Ismaili nënvizoi se kanë një rekord pozitiv dhe do të vazhdojnë ta mbajnë edhe kundër polakëve.

“Dita e dytë, atmosfera dhe grupi shumë të mirë. Stërvitjet kanë shkuar mirë. Dje patëm rigjenerim, sonte ka qenë pak më vështirë. Nesër do të bëjmë taktikat dhe analizat për ndeshjen ndaj Polonisë”.

“Është kundërshtar i fortë, por duke parë formën sepse kemi bilanc pesë ndeshje pa humbje. Jemi vendas, ka kohë që nuk kemi lozur në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe është një atmosferë shumë e mirë”.

Lajme të ngjashme