Kosova U21 në krye me Afrim Tovërlanin ngritet në renditjen e UEFA-s - NACIONALE

Kosova U21 në krye me Afrim Tovërlanin ngritet në renditjen e UEFA-s

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës U21 e udhëhequr nga Afrim Tovërlani ka bërë një përparim fantastik në renditjen e përditësuar nga UEFA.

Dardanët e rinj tashmë janë ngjitur në vendin e 33-të, në ranglistën e plotë të shtëpisë së futbollit evropian për grupmoshat deri në 21 vjeç.

Ngritja e madhe e Kosovës U21 vjen për shkak të paraqitjeve shumë të mira në kualifikimet për Kampionatin Evropian U25, ku vlen të ceket barazimi ndaj liderit, Gjermanisë në udhëtim.

Kosova U21 tani nga vazoja e pestë ku ishte, do të kalojë në vazon e katërt në shortin për kualifikimet e ardhshme për Kampionatin Evropian.

Kujtojmë se kombëtarja që udhëhiqet nga Afrim Tovërlani ka edhe tri ndeshje të mbetura në ciklin kualifikues aktual, ku përballen me Izraelin, Poloninë dhe Estoninë, me njërën ndeshje që zhvillohet në shtator dhe dy të tjera në tetor.

Kualifikimi është punë shumë e vështirë, ndonëse ka shansa matematikore, por vetëm pozita e parë siguron një gjë të tillë, që vështirë të besohet se Gjermania do të gabojë.

Por, pas përmirësimit në renditje, Dardanët do të kenë mundësi të mira në kualifikimet e ardhshme, krejt për shkak se gjenden në vazon e katërt ku menjëherë do ta menjanojnë një kundërshtarë më të fortë.

Lajme të ngjashme