Kosova synon këndelljen ndaj Qipros - NACIONALE

Kosova synon këndelljen ndaj Qipros

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës duhet që sa më parë ta harrojë humbjen ndaj Rumanisë, duke kërkuar vetëm pikët e plota ndaj Qipros.

“Dardanët” u demoluan në shtëpi me rezultat 0:3, megjithatë të hënën janë mysafir i Qipros.

Një sfidë të tillë duhet ta kalojnë pa treshen Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Florent Muslija, lojtarë që u suspenduan nga FFK në bashkëpunim me përzgjedhësin Franco Foda shkaku që thyen rregullat.

Kosova mbetet favorite në letër, sidoqoftë Qipro e nisi mjaftë mirë këtë edicion të Ligës së Kombeve, duke fituar në udhëtim te Lituania.

Kapiteni Amir Rrahmani në konferencë për shtyp bëri të ditur se me një fitore do t’iu kthehet shpresa për kualifikim.

“Ndeshja e nesërme është e rëndësishme na jep mundësi dhe shpresë për kualifikim. Duhet të hyjmë për fitore, pasi vetëm fitorja na bën punë”.

Ndërkohë, kujtojmë përballja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00.

Lajme të ngjashme