“Kosova qëndron e pathyer ndaj racizmit”, “Dardanët” me mesazh fantastik - NACIONALE

“Kosova qëndron e pathyer ndaj racizmit”, “Dardanët” me mesazh fantastik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tifozët e Kosovës “Dardanët” kanë dhënë një mesazh fantastik kundër racizmit.

Në përballjen që Kosova po e fiton ndaj Lituanisë, “Dardanët” e kanë shpalosur banerin anti-racizëm.

“Kosova qëndron e pathyer ndaj racizmit”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e tyre.

“Dardanët” shpalosën edhe një baner tjetër në fillimin e ndeshjes, ku thuhej “Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”.

Ndërkohë, Kosova ndodhet në epërsi që nga minuta e pestë falë golit të Muharrem Jasharit pas një asistimi të Vedat Muriqit.

Lajme të ngjashme