Kosova ngritet për dy pozita në FIFA, renditja më e mirë që prej pranimit - NACIONALE

Kosova ngritet për dy pozita në FIFA, renditja më e mirë që prej pranimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës është ngritur për dy pozita në renditjen e FIFA-s, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

Në një shkrim të publikuar në llogarinë në Facebook, FFK ka bërë me dije se tashmë Dardanët renditen në pozitën e 97-të.

Kjo, është renditja më e mirë që Kosova ka arritur që prej pranimit në FIFA dhe UEFA në maj të vitit 2016.

“Kombëtarja e Kosovës është ngritur për dy pozita në renditjen më të fundit të FIFA-s, të publikuar sot. Dardanët tashmë renditen në pozitën e 97-të, pas fitoreve në dy ndeshjet e play-off-it të Ligës së Kombeve, kundër Islandës.

Ky sukses e ka ndihmuar ekipin tonë të bëjë një tjetër ngritje të rëndësishme në renditjen botërore, pasi në muajin nëntor Kosova renditej e 99-ta. Pozita e 97-të është renditja më e mirë që Kosova e ka arritur që prej pranimit në FIFA dhe UEFA, në maj të vitit 2016”’ – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme