Kosova në vazon e katërt: Gjithçka që duhet të dini për shortin për kualifikimet në Kupën e Botës - NACIONALE

Kosova në vazon e katërt: Gjithçka që duhet të dini për shortin për kualifikimet në Kupën e Botës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tashmë është caktuar shorti për kualifikimet e Kupës së Botës 2026 dhe do të zhvillohet të premten, më 13 dhjetor 2024.

Kombëtarja e Kosovës do të jetë në vazon e katërt, andaj pritet të ketë kundërshtarë mjaftë të fortë në grup, ndërsa është mundësia që të ndodhën në grupin e njëjtë me Shqipërinë.

Formati i Kupës së Botës:

UEFA më së miri e ka shpjeguar këtë përmes një shkrimi së fundmi, ku ndër të tjera konfirmon: “Kombëtaret do të jenë në 12 grupe, nga katër dhe pesë skuadra, në shortin që tërhiqet më 13 dhjetor 2024. Tradita me ndeshjet vendas dhe mysafir do të vazhdojë e njëjtë”.

“Ekipet që do të jenë me pesë kombëtare në grup do t’i nisin kualifikueset në mars, ndërsa ato me katër kombëtare në grup në muajin shtator. Të gjitha grupet do të përfundojnë në nëntorin e vitit 2025”.

“12 fituesit e grupeve do të kualifikohen direkt për Kupën e Botës. Katër vendet e tjera do të mësohen në play-off nga 12 kombëtaret që e mbyllin si pozitë e dytë”.

“12 nënkampionët e grupeve marrin pjesë në play-off, së bashku me katër fituesit e grupeve më të renditura të Ligës së Kombeve të UEFA-s 2024/25 që nuk e përfunduan fazën e tyre të grupeve të Kualifikimeve Evropiane në vendin e parë ose të dytë”.

“16 skuadrat që hyjnë në play-off do të tërhiqen në katër shtigje play-off, me nga katër skuadra në secilën. Ndeshjet e play-off do të luhen në gjysmëfinale me një ndeshje të ndjekur nga finalet me një ndeshje brenda të njëjtës dritare ndërkombëtare në mars 2026”.

Datat e kualifikuesve të Kupës së Botës:

Shorti për fazën e grupeve – 13 dhjetor 2024

Ndeshjet e fazës së grupeve – Nga marsi deri në nëntor të vitit 2025

Ndeshjet e play-offit – 26-31 mars 2026

Datat finale të turneut – 11 qershor deri më 19 korrik 2026

Kombëtaret evropiane dhe renditja e tyre aktuale nëpër vazo:

Vazo 1: Francë, Spanjë, Angli, Belgjikë, Portugali, Holandë, Itali, Gjermani, Kroaci, Zvicër, Danimarkë, Austri

Vazo 2: Hungari, Serbi, Poloni, Ukrainë, Turqi, Suedi, Uells, Sllovaki, Greqi, Rumani, Republika Çeke, Norvegji

Vazo 3: Skoci, Slloveni, Irlandë, Shqipëri, Finlandë, Irlanda Veriore, Maqedonia e Veriut, Gjeorgji, Bosnja Hercegovinë, Mali i Zi, Izrael

Vazo 4: Bjellorusi, Luksemburg, Bullgari, Armeni, Kosovë, Kazakistan, Azerbajxhan, Estoni, Qipro, Letoni, Ishujt Faroe, Lituani

Vazo 5: Moldavi, Maltë, Andorrë, Gjibraltar, Lihtenshtajn, San Marino.

Lajme të ngjashme