Kosova në epërsi të dyfishtë ndaj Qipros
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar paraqitje fantastike në pjesën e parë ndaj Qipros.
“Dardanët” ishin të shkëlqyer, duke e mbyllur me epërsi të dyfishtë 0:2.
Donat Rrudhani fitoi një penallti pas vetëm nëntë minutave, pasi u faullua brenda zonës, të cilën e konkretizoi për mrekulli Vedat Muriqi.
Dyshja bashkëpunuan sërish, me Rrudhanin që këtë herë harkoi në mënyrë maestrale te Muriqi, i cili e tundi rrjetën me kokë (21’).
Kosova kishte edhe një tjetër rast të shkëlqyer përmes Ermal Krasniqit, mirëpo sulmuesi i Sparta Pragës dështoi të shënonte përballë portierit vendas.
Ndërkohë, Qipro ishte e qetë në këtë pjesë duke u mbrojtur shumicën e kohës dhe nuk është që krijuan ndonjë rast të rrezikshëm.