Kosova më e motivuar se kurrë për përballjen ndaj Hungarisë - NACIONALE

Kosova më e motivuar se kurrë për përballjen ndaj Hungarisë

4 javë më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës është e motivuar për të shkaktuar befasi në Budapest të martën ndaj Hungarisë.

Pas fitores ndaj Armenisë, “Dardanët” synojnë fitoren e dytë radhazi nën urdhrat e Franco Fodas. Megjithatë, kjo s’do të jetë aspak e lehtë pasi përballen me Hungarinë, që nuk di për humbje që 15 ndeshje.

Mirëpo, lojtarët tanë janë më të motivuar se kurrë. Kështu ka deklaruar mesfushori Blendi Idrizi, që komentoi edhe fitoren ndaj Armenisë për faqen zyrtare të FFK-së.

Paraqitje u kanë e mirë, me rëndësi ishte të fitonim. Kemi hyrë në lojë mirë, kemi pasur shumë raste, mund të shënonim edhe një ose dy gola më shumë. 15 minutat e fundit kundërshtari bëri presion, por është me rëndësi që e fituam lojën”.

Atmosfera është shumë e mirë. Hungaria është komplet tjetër kundërshtar, ka shumë më shumë kualitet. Edhe ne kemi kualitetin tonë prandaj duhet të bëjmë një paraqitje të mirë”.

Kjo na jep shumë ma shumë, stadiumi duhet me qenë i mirë. Edhe pa tifozë, edhe me tifozë ne jemi gjithmonë të motivuar”.

Ndërkohë, në stërvitje ekipit A të Kosovës i është bashkuar edhe ylli i Ballkanit Lindon Emërllahu, që luajti me grupmoshat U21 ditë më parë.

Ai për FFK-në tha se zhvilluan paraqitje të mirë ndaj Gjermanisë, e tani janë gati të bëjnë befasinë kundër Hungarisë.

Bëmë shumë mirë në ndeshjen ndaj Gjermanisë, e dimë se çfarë cilësie kanë dhe çfarë shteti janë. U paraqitem mjaftë mirë, në ndeshjen e parë patëm pak shanse. Ishte ndeshje shumë e mirë dhe në fund dolëm me një pikë”.

Është një ndjenjë e papërshkrueshme për secilin lojtarë që vjen këtu, pasi ka plot futbollistë me eksperiencë që luajnë në top klubet evropiane. Për mua, është një rikthim shumë i mirë pas një lëndimi, po ndihem mjaftë mirë dhe shpresoj të jap kontributin tim”.

Hungaria ka lojtarë shumë të mirë dhe është një ekip i fortë, por ne kemi një skuadër më lojtarë cilësor dhe besoj që do të jetë një befasi shumë e madhe”.

Përndryshe, Hungaria do ta ketë një mbështetje të çmendur të tifozëve pasi raportohet se janë shitur të gjitha biletat në stadiumin “Puskas Arena”, që mban mbi 67 mijë ulëse.

Lajme të ngjashme