Kosova i jep leksion Zvicrës në pjesën e parë - NACIONALE

Kosova i jep leksion Zvicrës në pjesën e parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për “Eurobasket”.

“Dardanët” zhvilluan paraqitje fantastike për 20 minutat e parë duke e mbyllur në epërsi 41:24.

Çereku i parë rezultoi të jetë tejet i barabartë, me Kosovën që e mbylli me një dy pikë përpara 18:16.

Sidoqoftë, në çerekun e dytë “Dardanët” ishin thjesht të pandalshëm duke e mbyllur me 15 pikë apo rezultati i përgjithshëm 41:24.

Më i dalluari deri më tani te Kosova ishte kapiteni Dardan Berisha me 12 pikë, ndjekur nga Drilon Hajrizi me nëntë pikë dhe Dominic Artis me shtatë sosh.

Ndërsa, të Zvicra u dallua Selim Fofana me pesë pikë.

Lajme të ngjashme