Kosova e pëson në fund nga Holanda, marrin fund shpresat për kualifikim në Kupën e Botës - NACIONALE

Kosova e pëson në fund nga Holanda, marrin fund shpresat për kualifikim në Kupën e Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës u befasua në fund me një barazim nga Holanda, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

"Dardanët" ishin deri vonë në avantazh me rezultat komod 3:1, por në çastet e fundit pësuan dy gola të shpejtë.

Pas vetëm tetë minuta e 35 sekonda, Kombëtarja e Kosovës kaloi në epërsi me anë të Mërgim Dervishaj që u asistua nga Qerimi.

Pjesa e parë ishte më e baraspeshuar, me "Dardanët" që dominuan shumicën e kohës dhe meqenëse nuk kishte konkretizime tjera ky mbeti epilogu i kësaj pjese.

"Dardanët" e vazhduan formën e lartë edhe në pjesën e dytë, me Dervishaj që dyfishoi epërsinë me një gol të bukur (28'52").

Pas këtij goli, Holanda nisi këndelljen duke ngushtuar rezultatin me anë të Mohamed Ben Khalou (30'54").

Sidoqoftë, Kosova ktheu epërsinë e dyfishtë me anë të mbrojtësit Ramadan Alaj pas një tjetër aksioni të shpejtë (32'17").

Kur askush nuk e priste, Holanda arriti të shënojë edhe dy herë tjera. Fillimisht me anë të Lahcen Bouyouzan (38'24"), e pastaj përfunduan ndeshjen me anë të Iliass Bouzit (38'51").

Kështu, Kombëtarja e Kosovës renditët e fundit në grupin 11 me vetëm një pikë të mbledhur pas katër xhirove, derisa Holanda renditët e dyta me katër sosh. Lider i grupit mbetet e pamposhtura Ukraina me nëntë pikë.

Lajme të ngjashme