Kosova bie një pozitë në renditjen e re të FIFA-s - NACIONALE

Kosova bie një pozitë në renditjen e re të FIFA-s

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës ka rënë një pozitë shkaku i rezultateve jo pozitive në renditjen e re të FIFA-s.

Shtëpia më e madhe e futbollist, si zakonisht ka publikuar renditjen pas ndeshjeve ndërkombëtare, ku "Dardanët" tani renditën në pozitën e 107-të në tabelë, një pozitë më poshtë në krahasim me herën e fundit (106).

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi dy ndeshje në muajin shtator, ku fillimisht ishte mysafir i Irlandës Veriore, ku pësuan humbje 2:1, e pastaj "demoluan" në shtëpi Qipron me rezultat 5:1.

Sidoqoftë, kjo humbje ndaj Irlandës Veriore mesa duket ka pasur ndikimin e madh që Kosova të bie një pozitë më poshtë.

Ndërkohë, në anën tjetër pavarësisht rezultateve negative (pa fitore), Kombëtarja e Shqipërisë nuk është që ka ndryshuar pozitë.

Në renditjen e FIFA-s, “Kuq e Zinjtë” vazhdojnë të gjenden në vendin e 66-të të botës.

Pozita e dytë në grup

Në këtë edicion të Ligës së Kombeve, pavarësisht që u prit shumë - Kosova përfundoi si pozitë e dytë në grupin e dytë të ligës C.

"Dardanët" ishin në një grup me Greqinë, Irlandën Veriore dhe Qipron, derisa arkëtuan nëntë pikë brenda gjashtë ndeshjeve me një golaverazh 11:8.

Kosova u mposht dy herë nga Greqia dhe një herë nga Irlanda Veriore, derisa mposhti një herë Irlandën Veriore dhe dy herë Qipron.

Kështu, Kosova do të vazhdojë të renditet në grupin C edhe për edicionin tjetër të Ligës së Kombeve, derisa shansin për në Kampionat Evropian tani mund ta ëndërrojnë vetëm përmes kualifikimeve direkt.

Kuptohet, nevojitet një fat i madh në short, pasi gjendemi në vazon e katërt, e secila vazo ka kundërshtarë më të vështirë se tjetra.

Për fund, rikujtojmë se shorti për Kampionatin Evropian do të hedhet pas tre ditëve, pra ditën e shtunë më 9 tetor.

Lajme të ngjashme