Kosova aranzhon miqësore me Armeninë: Ndeshja zhvillohet më 6 qershor
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të ketë ndeshje miqësore me Armeninë.
Ajo do të luhet me 6 qershor.
Njoftimin e ka bërë Federata e Futbollit të Kosovës.
Kjo ndeshje do të jetë përgatitore, para ciklit kualifikues në Botëror, ku Kosova luan me Zvicrën, Suedinë e Slloveninë.