Koreografia emocionale e tifozëve për viktimat e tërmetit në Turqi para lojës në Ligën e Konferencës - NACIONALE

Koreografia emocionale e tifozëve për viktimat e tërmetit në Turqi para lojës në Ligën e Konferencës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozët e Trabzonsporit kanë bërë një dedikim të veçantë dhe shumë emocional në drejtim të ekipeve të emergjencës që kanë bërë një punë vërtetë të madhe pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, tërmet që mori më shumë se 40 mijë jetë njerëzish.

Skuadra turke ishte vendase në ndeshjen e Ligës së Konferencës ndaj Baselit, të cilën e fituan me rezultat minimal 1:0 me anë të golit të Stryger Larsen, por tërë vëmendjen e mori koreografia e përgatitur nga tifozët.

Tifogrupi tregoi një punonjës të shërbimeve të urgjencës duke shpëtuar një fëmijë. Kjo vjen pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar dhe mori të paktën 40,000 jetë deri më tani.

Lojtarët mbanin edhe shirita të zinj dhe para fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje për jetët e humbura.

Superliga turke aktualisht është shtyrë pas ngjarjeve shkatërruese në vend. Të ardhurat nga ndeshja e së enjtes do të shkojnë për viktimat e tërmetit.

Të dyja palët do të takohen sërish në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Zvicër të enjten, më 23 shkurt.

Lajme të ngjashme