Konfirmohet nga agjenti, Klopp s’drejton asnjë skuadër vitin tjetër
Agjenti i trajnerit Jurgen Klopp ka konfirmuar se klienti i tij nuk do të marrë drejtimin e ndonjë skuadre në verën e vitit 2024.
Tekniku gjerman ka konfirmuar se ky vit është i fundit te skuadra angleze meqenëse “s’ka më energji”.
Megjithatë, pasi njoftoi largimin – klubet e mëdha si Barcelona dhe Bayern Munich që gjithashtu do të jenë pa trajner në verë kanë shprehur interesim për Klopp.
Sidoqoftë, agjenti i tij Marc Kosicke iu ka rikujtuar të gjithëve se Klopp do t’iu qëndrojë ‘besnik’ fjalëve që ka thënë në konferencë për shtyp.
“Jurgen Klopp nuk do të drejtojë asnjë klub ose kombëtare për një vit pas këtij sezoni. Kjo mbetet e pandryshuar”, konfirmoi ai për “Sky Deutschland”.
Klopp ka bërë mrekullinë te Liverpool që kur mori drejtimin në vitin 2015, duke fituar Premierligën, FA Cup, EFL Cup, Community Sheild, Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për klube.
Bayern dhe Liverpool tani janë të fokusuar te Xabi Alonso që po shkëlqen te Leverkuseni, derisa te Barcelona ndodhen disa emra të mëdhenj në listë si Hansi Flick dhe Thomas Tuchel.