Konfirmohet edhe nga Ancelotti, Real Madrid pa pesë yje ndaj Elches
Real Madrid do të jetë pa shërbimet e yjeve si Vinicius Junior, Thibaut Courtois, Toni Kroos, Ferland Mendy dhe Eden Hazard, të cilën e ka konfirmuar edhe trajneri Carlo Ancelotti.
Pasi fituan titullin e kampionit të botës të shtunën, Real Madrid synon të rikthehet me fitore në La Liga, ku do të përballen ndaj Elches të mërkurën.
Vinicius Junior është i suspenduar pasi mori karton të verdhë ndaj Mallorcas, derisa Thibaut Courtois ende s'është shëruar nga lëndimi që e mbajti jashtë Kupës së Botës.
Toni Kroos gjithashtu do të mungojë shkaku që është i sëmurë dhe raportohet se ka dhimbje në stomak.
"Courtois dhe Kroos nuk do të luajnë nesër. Courtois do të rikthehet kundër Osasunas të shtunën", tha Ancelotti.
Ferland Mendy vazhdon të shërohet nga lëndimi, derisa Eden Hazard ka probleme muskulore që nënkupton se pesë yje do të mungojnë në ndeshjen e radhës.
Sidoqoftë, Lucas Vazquez që ka qenë jashtë fushës për më shumë se një muaj është rikthyer se bashku me Eder Militaon.
"Lucas Vazquez dhe Militao do të rikthehen nesër", konfirmoi tekniku italian.
Real Madrid momentalisht është 11 pikë mbrapa Barcelonës në garën për titull në La Liga, me një ndeshje më pak të zhvilluar.
