Konate konfirmon që i është ofruar kontrata e re nga Liverpooli
Mbrojtësi Ibrahima Konakte ka konfirmuar se i është ofruar një kontratë e re nga Liverpooli.
Francezi kaloi në “Anfield” nga Leipzig më 2021 mirëpo kontrata aktuale i skadon më 2026, ndërsa ka sugjerime se janë shumë larg marrëveshjes për rinovim.
Në konferencë për media para përballjes me Lille, Konate ka konfirmuar se i është ofruar kontrata e re nga skuadra angleze.
“Nuk isha gati më parë për të rinovuar. Jam i fokusuar në atë që po ndodh tani, të shohim në të ardhmen”.
“Po (më është ofruar kontrata e re). Ajo është bisedë tjetër (nëse është afër rinovimit)”.
Konate ka munguar te Liverpooli në tërë muajin dhjetor shkaku i lëndimit në gju që pësoi ndaj Real Madridit.
“Provova të rikthehem 100 për qind, por nuk jam sepse e nxitova rikthimin me gjurin tim”.
“E bëra për ekipin. Vdes për skuadrën. Është në rregull, gjuri im do të jetë 100 për qind së shpejti. Kam dhimbje. Përdori injeksione kundër dhimbjes dhe është e mjaftueshme që të luaj”.
“Plani ishte që të stërvitesha këtë javë por kur e pashë Joe që u lëndua mendova “Duhet të rikthehem më shpejtë”, deklaroi ai.
Liverpooli do të përballet me Lillen e Edon Zhegrovës të martën me fillim nga ora 21:00.