Konate i lumtur me interesimin e Real Madridit dhe PSG-së - NACIONALE

Konate i lumtur me interesimin e Real Madridit dhe PSG-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Ibrahima Konate thotë se është i lumtur që emri i tij lidhet me kalimin te Real Madridi dhe PSG-ja, mirëpo e ka pranuar se Liverpooli i ka ofruar kontratë të re.

Kontrata aktuale e francezit skadon në fundin e sezonit tjetër, mirëpo sugjerimet e fundit thonë se PSG-ja po bën çmos që ta bind për të mos nënshkruar dhe kaluar në “Parkun e Princave” verën tjetër.

Konate ka pranuar se është kompliment që pëlqehet nga top klubet evropiane, mirëpo nuk po e mendon largimin.

“Është e qartë se të dëgjosh klubet e mëdha si Real Madridi e PSG-ja të interesuara për mua është kënaqësi”.

“Tani jam i fokusuar vetëm në këtë sezon që të fitojë sa më shumë tituj që është e mundur”.

“Sa i përket situatës së kontratës, do t’i lërë agjentët të kujdesën për këtë pjesë”, deklaroi ai.

Real Madridi thuhet se prioritet e ka Willian Saliban, mirëpo në rast që ky i fundit rinovon me Arsenalin atëherë alternativa e parë është Konate.

Ndërkohë, PSG-ja e sheh atë si ideali për ta përforcuar edhe më shumë skuadrën e Luis Enrique, që po vazhdon ta ëndërrojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme